Grupi “Thar Al-Muhendis” deklaron ekzistencën e vet në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97282-grupi_thar_al_muhendis_deklaron_ekzistencën_e_vet_në_irak
Një grup i ri me emrin “Thar Al-Muhendis” (Hakmarrja e Abu Mahdi Al-Muhendis) ka deklaruar sot (të shtunën) ekzistencën e vet në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 23, 2020 10:47 Europe/Tirane
  • Grupi “Thar Al-Muhendis” deklaron ekzistencën e vet në Irak

Një grup i ri me emrin “Thar Al-Muhendis” (Hakmarrja e Abu Mahdi Al-Muhendis) ka deklaruar sot (të shtunën) ekzistencën e vet në Irak.

Grupi “Thar Al-Muhendis” me anë të një deklarate ka marrë përsipër përgjegjësinë për kryerjen e sulmit kundër bazës “Factury” në Bagdad më 6 maj dhe goditjen e dy helikopterëve amerikanë “Shinuk” më datë 14 prill.

Grupi “Thar Al-Muhendis” vetëm pak kohë pas publikimit të deklaratës për kryerjen e sulmit ndaj dy objektivave amerikane në Irak, ka publikuar një video të sulmit raketor ndaj dy helikopterëve “Shinuk” të cilët u goditen me raketa tokë-ajër.

Ky grup njëkohësisht me publikimin e pamjeve të këtij sulmi kundër helikopterëve amerikan, ka transmetuar edhe një pjesë të fjalimit të incizuar të Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefit të martirizuar të forcave Hashd Sha’bi në të cilin shpall fillimin e operacionit me fjalën kyçe “Ja Zahra (s.a.)”.

Vlen të theksohet se Abu Mahdi Al-Muhendis këtë fjalë kyçe e ka përdorur për fillimin e operacioneve kundër grupit terrorist ISIS dhe tani grupi i forcave “Hakmarrja e Al-Muhendis” ka përdorur të njëjtën fjalë kyçe për sulmin e vet kundër amerikanëve.

Abu Mahdi Al-Muhendis së bashku me gjeneral Kasem Solejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, janë martirizuar gjatë një sulmi ajror të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.