FPLP: Ajetollah Khamenei hartoi një udhërrëfyes për çlirimin e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97289-fplp_ajetollah_khamenei_hartoi_një_udhërrëfyes_për_çlirimin_e_palestinës
Një zyrtar i lartë palestinez ka mirëpritur deklaratat e bëra nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei në fjalimin e tij të Ditës së Kudsit, duke i përshkruar ato si një udhërrëfyes për çlirimin e Palestinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • FPLP: Ajetollah Khamenei hartoi një udhërrëfyes për çlirimin e Palestinës

Një zyrtar i lartë palestinez ka mirëpritur deklaratat e bëra nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei në fjalimin e tij të Ditës së Kudsit, duke i përshkruar ato si një udhërrëfyes për çlirimin e Palestinës.

Ahmad Abu Fuad, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, tha se qëndrimet e mbajtura nga Ajetollah Khamenei të Premten janë në përputhje me kërkesat e popullit palestinez. Duke folur në kanalin televiziv Al Mayadeen të Libanit, Abu Fuad vlerësoi Ajetollah Khamenein për hartimin e një projekti për çlirimin e Palestinës përmes rezistencës. "Kjo është zgjedhja jonë," tha ai. "Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në çlirimin e të gjitha territoreve palestineze," vuri në dukje Ahmad Abu Fuad, duke përshkruar Izraelin si një tumor kanceroz që duhet të eliminohet. Në fjalën e tij të së Premtes, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei tha se lufta për çlirimin e Palestinës është një detyrim dhe një qëllim islamik, duke shtuar se "të gjithë duhet të ndihmojnë kombin palestinez në këtë luftë të shenjtë".