OKB është përgjegjëse për krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97779-okb_është_përgjegjëse_për_krimet_e_koalicionit_saudit_kundër_jemenit
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka thanë se Organizata e Kombeve të Bashkuara është përgjegjëse për pasojat e moslejimit të hyrjes së ngarkesave me karburante dhe artikuj ushqimor në Jemen nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2020 10:06 Europe/Tirane
  • OKB është përgjegjëse për krimet e koalicionit saudit kundër Jemenit

Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka thanë se Organizata e Kombeve të Bashkuara është përgjegjëse për pasojat e moslejimit të hyrjes së ngarkesave me karburante dhe artikuj ushqimor në Jemen nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve SEBA njoftoi se Mahdi Al-Meshat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ditën e mërkurë në takimin për shqyrtimin e arsyeve të moslejimit të ngarkesave me karburante dhe artikuj ushqimor në Jemen nga ana e koalicionit agresor saudit, theksoi: “Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të bëjë përpjekje në kuadër të detyrave të saj për të ndalë agresionin ushtarak të koalicionit saudit kundër Jemenit dhe për të çuar përpara procesin e paqes në këtë vend”.

Al-Meshat duke theksuar nevojën për ndërprerjen e shkatërrimit të infrastrukturave dhe plaçkitjes së pasurisë kombëtare të Jemenit nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite, tha: “Këshilli i Lartë Politik i Jemenit do të vazhdojë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të popullit të këtij vendi dhe për të dëbuar pushtuesit nga Jemeni”.

Aktualisht 22 anije transportuese të karburante dhe artikujve ushqimor për popullin e Jemenit ndodhen nën konfiskimin e koalicionit agresor të Arabisë Saudite.