Arsenali i Hezbollahut nuk është për shitje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97953-arsenali_i_hezbollahut_nuk_është_për_shitje
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi se "arsenali i Hezbollahut ka për qëllim të përballet me regjimin izraelit dhe Shtetet e Bashkuara".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2020 03:18 Europe/Tirane
  • Arsenali i Hezbollahut nuk është për shitje

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi se "arsenali i Hezbollahut ka për qëllim të përballet me regjimin izraelit dhe Shtetet e Bashkuara".

Sipas kanalit libanez LBC, Sheikh Naim Kasem, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut libanez, tha se Hezbollah mbështet zbatimin e Kushtetutës së Libanit dhe nuk po kërkonte të udhëhiqte vendin. “Ne po kërkojmë të marrim pjesë në çështjet e vendit, asgjë më shumë. Sot ne jemi dëshmitarë të ngjarjeve negative të cilat vijnë për shkak të akumulimit të problemeve vitet e fundit; Hezbollahu nuk është shkaku i këtyre problemeve. Arsenali i Hezbollahut do të përdoret për të parandaluar regjimet amerikane dhe izraelite të sundojnë Libanin, jo për të arritur objektivat politike", tha ai. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit gjithashtu tha se shkaku kryesor i problemeve ekonomike të Libanit ishte qëndrimi i palëve të brendshme si dhe presionet ekonomike amerikane. Hezbollahu ka provuar gjithmonë t’i zgjidhë këto kriza. Çështja ekonomike u trajtua gjithashtu të martën, më 16 qershor nga Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah, i cili e cilësoi krizën e dollarit si një komplot amerikan për të dobësuar sektorët jetikë dhe për të shkaktuar shkatërrimin e Libanit. Ai u bëri thirrje libanezëve të njohin armikun e tyre dhe deklaroi: "Këtu, unë flas sinqerisht për të gjithë libanezët: ne nuk mund të qëndrojmë pasivë, nuk mund të presim një vit ose dy në kushte të tilla. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara vetëm me interesat e tyre dhe ato të Izraelit. Le të ndalojmë së prituri për amerikanët që do të na shtyjnë drejt urisë dhe falimentimit. " Ndërsa zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem, gjithashtu e quajti kaotik çdo sulm ndaj forcave të sigurisë dhe çdo veprim shkatërrimtar, duke shtuar se mbështetja për qeverinë tani duhet të jetë përparësia kryesore. Më pas në këto deklarata, duke iu referuar pranisë së Hezbollahut në Siri, Naim Kasem sqaroi: “Prania jonë në Siri vjen nga nevoja për ekzistencë. Bazuar në këtë nevojë, ne ndonjëherë kemi rritur ose zvogëluar forcën tonë atje."