Protestë anti-amerikane në Deir ez-Zor
Banorët e qytetit sirian Deir ez-Zor që u mblodhën këtë të Dielë, 21 Qershor, dhe dënuan sanksionet e SHBA-së kundër popullit sirian duke thënë se ata nuk do të hiqnin dorë nga parimet e tyre nën presione dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë atdheun e tyre.
Protestuesit që mbanin flamujt sirianë dhe parulla që dënonin terrorizmin ekonomik amerikan theksuan rezistencën e tyre ndaj fuqive agresore që dështuan në projektet e tyre të mëparshme terroriste kundër popullit sirian dhe aktualisht janë duke u drejtuar te format e tjera të terrorizmit. Protestuesit thanë se gjithmonë do të mbështesin atdheun e tyre dhe theksuan se sanksionet do të forcojnë vullnetin e popullit sirian. Mitingje dhe demonstrime të ngjashme janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete siriane për të dënuar sanksionet e SHBA. Më 11 Dhjetor 2019, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi planin e tij të sanksioneve kundër Sirisë, i njohur si ligji "Cezar". Seti i parë i sanksioneve hyri në fuqi të Mërkurën, 17 Qershor 2020. Ligji synon të vendosë sanksione ekonomike për qeverinë siriane dhe aleatët e saj, si dhe për kompanitë dhe institucionet e lidhura me Sirinë.