Sulmohet kolona amerikane në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98292-sulmohet_kolona_amerikane_në_siri
Burime lokale në lindje të Sirisë raportuan një shpërthim kur një kolonë ushtarake amerikane kaloi nëpër provincën e Deir ez-Zor në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2020 16:51 Europe/Tirane
  • Sulmohet kolona amerikane në Siri

Burime lokale në lindje të Sirisë raportuan një shpërthim kur një kolonë ushtarake amerikane kaloi nëpër provincën e Deir ez-Zor në lindje të Sirisë.

Shpërthimi ndodhi në rajonin Kazija Isa al-Asaman të qytetit të al-Sabha, njoftoi SANA, agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë. Numri i viktimave eventualë të lidhur me këtë shpërthim është ende i panjohur dhe nga koalicioni Amerikan nuk është publikuar ende asnjë reagim. Qeveria siriane praninë e trupave amerikane në Siri si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar gjoja anti-ISIS e ka përshkruar si të paligjshme dhe vazhdimisht ka kërkuar tërheqjen e tyre të menjëhershme nga Siria.