Shtohen presionet botërore kundër regjimit sionist
Regjimi i izraelit me një plan afatgjatë dhe pushtues synon të aneksojë 30% të rajonit BPLJ të pushtuar në vitin 1967. Ky veprim i jashtëligjshëm dhe që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare të KS të OKB, ka hasur në kundërshtimin botëror dhe në këtë çështje është futur edhe Evropa.
Boris Johnson kryeministër i Anglisë ditën e martë në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kreun e AAP, u shpreh kundër planit të jashtëligjshëm të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në Palestinën e pushtuar. Kryeministri i Britanisë edhe një herë ka kundërshtuar planin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara. Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, të martën pasdite në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës, ka deklaruar se Londra është plotësisht kundër planit të regjimit sionist për aneksimin e një tokave palestineze të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara. Kryeministri i Britanisë dhe kryetari Autoritetit Autonom të Palestinës në këtë bisedë telefonike kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet dhe kontaktet në lidhje me këtë çështjeje dhe çështjet e tjera. Johnson të hënën më 6 korrik gjithashtu në një bisedë telefonike me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, e ka paralajmëruar Tel Avivin në lidhje me pasojat e zbatimit të planit të paligjshëm për aneksimin e tokave palestineze. Johnson më 6 korrik zhvilloi në bisedën telefonike me Beniamin Netanjahun, e paralajmëroi atë mbi pasojat e zbatimit të planit për aneksimin e rajonit BPLJ dhe shprehu shqetësimet e tij se ky plan do të dëmtojë rëndë procesin e për vendosjen e paqes në rajon. Kundër këtij plani të regjimit sionist kanë dalë shumë vende evropiane. Ministrat e jashtëm të 11 vendeve evropiane në një letër drejtuar shefit të politikës së jashtme të BE kanë kërkuar që unioni të analizojë masat që ndalojnë Izraelin të zbatojë planin e aneksimit të rajonit BPLJ. Ministrat e jashtëm të Italisë, Holandës, Irlandës, Belgjikës, Luksemburgut, Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Portugalisë dhe Maltës në një letër drejtuar Josep Borrel prej tij kanë kërkuar të përpilojë një listë masash ër reagimet e mundshme të BE ndaj izraelit në rast se ky i fundit zbaton planin për pushtimin e territoreve palestineze në BPLJ gjë cila është shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të BE në këtë letër kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe të BE mbi planin e regjimit sionist për pushtimin e territoreve palestineze. Më herët 1 mijë deputetë nga 26 vende evropiane në një letër të tyre kanë shprehur kundërshtimin me planin e regjimit sionist për aneksimin e 30% të rajonit BPLJ dhe kanë kërkuar nga qeveritë e tyre që të reagojnë ndaj këtij vendimi. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist më herët kishte deklaruar se prej 1 korrikut do të fillojë zbatimin e planit për aneksimin e rajonit BPLJ por që për arsye të ndryshme është shtyrë në një afat të dytë. Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e aneksimit të tokave palestineze të Bregut Perëndimor për marrëdhëniet e Tel Avivit dhe BE. Data e caktuar e Netanjahut për zbatimin e planit për aneksimin e tokave palestinez, tani ka kaluar dhe kjo çështjeje aktualisht është shtyrë. Ekziston mundësia që të supozohet kjo që BE tani e ka qetësuar mendjen dhe ndoshta mund të shpresohet se zgjedhjet presidenciale në Amerikë në muajin nëntor mund të bëhen shkak për largimin e Trump dhe ekipi i tij pushtues nga pushteti në Amerikë dhe në këtë mënyrë politika e Amerikës të kthehet në koordinim me konsensusin botëror”. Prandaj, nëse ta pranojmë se BE është e paaftë, atëherë secili prej vendeve anëtare të BE duke marrë parasysh situatën e krijuar, çfarë veprimi mund të bëjnë? Përgjigja është e qartë: para se të vendoset në zbatim plani për aneksimin e tokave palestineze, ta njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës”.