Shtohet numri i martirëve në sulmin ndaj dasmorëve në Jemen
Numri i personave që kanë humbur jetën nga një sulm i koalicionit saudit ndaj një dasme të organizuar në provincën Xhuf të Jemenit, ka arritur në 25 njerëz.
Sipas një njoftimi të agjencisë MAsira të lajmeve, koalicioni saudit dje ka sulmuar vendin ku po organizohej një dasëm në Xhuf të Jemenit. Arabia Saudite në një tjetër krim në provincën Hexha të Jemenit ka vrarë 9 gra dhe fëmijë. Krimet e Arabisë Saudite kundër fëmijëve në Jemen janë shtuar në kohën kur pak ditë më parë OKB ka hequr emrin e këtij vendi nga lista e vendeve shkelëse të të drejtave të fëmijëve. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.