Anija amerikane USS Bataan largohet nga Gjiri Persik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98785-anija_amerikane_uss_bataan_largohet_nga_gjiri_persik
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi largimin e anijes amerikane USS Bataan nga ujërat e gjirit Persik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2020 04:38 Europe/Tirane
  • Anija amerikane USS Bataan largohet nga Gjiri Persik

Agjencia Fars e lajmeve njoftoi largimin e anijes amerikane USS Bataan nga ujërat e gjirit Persik.

Sipas një njoftimi të sajteve të varura nga forcat detare amerikane, anija amerikane USS Bataan, është larguar nga gjiri Persik në drejtim të bazës ushtarake Nurflak në Amerikë. Misioni i anijes në fjalë ishte ushtrimi i manovrave dhe trajnimeve ushtarake me partnerët e Amerikës në rajon kryesisht Arabinë Saudite dhe EBA. Një pjesë e këtyre manovrave janë mbajtur në dy ishujt Karan dhe Kuran të Arabisë Saudite. Më herët gjithashtu 2 anije luftarake amerikane mes tyre aeroplanmbajtësja Harry Trouman, ishin larguar nga Gjiri Persik dhe deti Mesdhe. Uashingtoni pretendon se prania e anijeve luftarake të tij në Gjirin Persik ka për qëllim të parandalojë Iranin, por Teherani pasi ka mohuar të tilla pretendime ka propozuar zgjerimin e dialogut rajonal për të ulur tensionet dhe për të larguar fuqitë e huaja nga rajoni.