Mercenarët e koalicionit saudit përdhunojnë një vajzë jemenase në Al-Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98854-mercenarët_e_koalicionit_saudit_përdhunojnë_një_vajzë_jemenase_në_al_hudejda
Krimet ditore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tij në provincën Al-Hudejdah të Jemenit nuk kufizohen vetëm me sulmet ushtarake dhe me artileri ndaj lagjeve dhe zonave civile të këtij rajoni, por ata po kryejnë edhe krime të tjera në rajonet që mbajnë të pushtuara kundër popullatës civile të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2020 13:00 Europe/Tirane
  • Mercenarët e koalicionit saudit përdhunojnë një vajzë jemenase në Al-Hudejda

Krimet ditore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tij në provincën Al-Hudejdah të Jemenit nuk kufizohen vetëm me sulmet ushtarake dhe me artileri ndaj lagjeve dhe zonave civile të këtij rajoni, por ata po kryejnë edhe krime të tjera në rajonet që mbajnë të pushtuara kundër popullatës civile të Jemenit.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se një prej krimeve më të tmerrshme të mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite është kryer në rajonin His në provincën Al-Hudejdah në perëndim të këtij vendi dhe mercenarët sauditë e kanë përdhunuar një vajzë shtatë vjeçare. Një mercenar me emrin Nu'man Sa'id Abdusalem ka përdhunuar një vajzën e birësuar e cila ishte vetëm shtatë vjeçare.

Sipas banorëve lokal të këtij rajoni, Nu'man është një prej mercenarëve të Tarik Afash i cili menjëherë pas ndodhjes së këtij krimi, e ka arrestuar nënën dhe familjen e saj për t'i detyruar që të heshtin rreth kësaj ngjarje. Gjithashtu për kërkesës së disa banorëve për ta dënuar autorin e këtij krimi, ai ka urdhëruar arrestimin e disa qytetarëve.