Hashd Shaabi: Ne kërkojmë tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99137-hashd_shaabi_ne_kërkojmë_tërheqjen_e_trupave_amerikane_nga_iraku
Kreu i Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut, Hashd Shabi, përsëriti nevojën për dëbimin e trupave amerikane nga vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 30, 2020 03:35 Europe/Tirane
  • Hashd Shaabi: Ne kërkojmë tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku

Kreu i Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut, Hashd Shabi, përsëriti nevojën për dëbimin e trupave amerikane nga vendi.

Të Mërkurën "Faleh al-Fayadh" iu referua aktit terrorist të qeverisë amerikane në ekzekutimin e udhëheqësve të rezistencës, gjeneral Kasem Sulejmani, komandantin e forcave Kods të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mehdi Muhandes, nënkryetari i Organizatës së Mobilizimit Popullor irakian Hashd Shaabi dhe tha: Të gjithë njerëzit dhe grupet irakiane, përfshirë Hashd Shaabi, po bëjnë thirrje për dëbimin e trupave amerikane nga Iraku. Al-Fayadh theksoi se vendimi i parlamentit irakian për të dëbuar trupat amerikane ishte i lidhur thellësisht me ekzekutimin e dëshmorëve të rezistencës, duke shtuar se qeveria irakiane po ndjek vendimin e parlamentit dhe ka filluar bisedimet me Uashingtonin për ta zbatuar atë.   Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Shumë vende, organizata dhe personalitete në të gjithë botën, e kanë dënuar ashpër këtë akt terrorist të Amerikës.