Koalicioni Saudit pretendoi të ketë shkatërruar një dron të Ansarullah
Një zëdhënës i koalicionit Saudit pretendoi se mbrëmë kishte rrëzuar një dron të Ansarullah.
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Saudite, koalicioni agresor në Jemen pretendoi të ketë pikasur dhe më pas shkatërruar një dron të lëvizjes Ansarullah. Turki al-Maliki, një zëdhënës i koalicionit Saudit, të Premten në mbrëmje në një deklaratë pretendoi se koalicioni rrëzoi një dron "të pajisur me bomba" të lëvizjes Ansarullah mbi qiellin e Jemenit. Ai më tej pretendoi se qëllimi i dronit ishte të sulmonte qendrat civile dhe qytetarët sauditë. Zyrtarët e Sanaa nuk kanë komentuar ende në lidhje me pretendimin e zëdhënësit të koalicionit saudit. Një zëdhënës i koalicionit Saudit gjithashtu pretendoi javën e kaluar se ai kishte rrëzuar një dron të ngarkuar me eksploziv mbi Arabinë Saudite.