Lavrov: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Ankarasë dhe Athinës
(last modified Tue, 08 Sep 2020 19:33:49 GMT )
Shtator 08, 2020 21:33 Europe/Tirane
  • Lavrov: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Ankarasë dhe Athinës

Ministri i jashtëm i Rusisë pasi shprehu shqetësime mbi tensionet e fundit në lindje të Mesdheut, tha se është Uashingtoni ai që duke nxitur vendet e rajonit kërkon të përfitojë nga tensionet mes tyre.

Sergei Lavorv ditën e martë ka vizatuar Qipron dhe ka thënë: Ne Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë për mbajtjen e takimeve mes Qipros dhe Turqisë. Ne jemi të shqetësuar mbi situatën në Lindje të Mesdheut. Ai duke shprehu shqetësimin mbi përçarjen mes vendeve që kanë distancë të largët në rajonin e Mesdheut tha: Ne jemi të shqetësuar nga veprimet e Uashingtonit i cili përpiqet t’i kundërvë vendet e rajonit të Mesdheut Lindor kundër njëri tjetrit nën principin se “ çdokush që nuk është me ne, është kundra nesh”. Moska është e gatshme të përdorë marrëdhëniet që ka me Turqinë dhe vendet e tjera të rajonit për të nisur dialogun që do të plotësojë interesat e të gjitha palëve, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë ruse. Javët e fundit tensionet në Mesdheun Lindor janë shtuar për shkak të aktiviteteve të zbulimit të naftës dhe gazit nga ana e Turqisë.

Tags