Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100135-rritet_numri_i_të_infektuarve_me_covid_19_në_botë
Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 29 milion 724 mijë e 117 njerëz. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.7 milion raste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 16, 2020 10:14 Europe/Tirane
  • Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 29 milion 724 mijë e 117 njerëz. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.7 milion raste.

India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 5 milion. Infeksionet në shtetin më të madh të Indisë, Maharashtra, që përfshin kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai, arritën në mbi 1 milion, duke frenuar përpjekjet e vendit për të ringjallur ekonominë. Brazili ka të paktën 4 milion raste. Një artikull në revistën New England Journal of Medicine arrin në përfundimin se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.