Pozita e vështirë e partisë republikane në zgjedhjet presidenciale në SHBA
(last modified Sat, 09 Apr 2016 19:12:38 GMT )
Prill 09, 2016 21:12 Europe/Tirane
  • Pozita e vështirë e partisë republikane në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Një sondazh i përbashkët i kryer nga agjencia e lajmeve Reuters dhe instituti IPSOS, dëshmon se partia republikane do ta ketë të vështirë fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ky sondazh tregon se nëse partia republikane nuk do të lejojë miliarderin amerikan Donald Trump të kandidojë në zgjedhjet presidenciale, 1/3 e votuesve republikanë që përkrahin Trump nuk do të votojnë për ndonjë kandidat tjetër të kësaj partie. Gjithashtu, rezultati i këtij sondazhi tregon se kandidimi i Donald Trump në fazën finale të zgjedhjeve presidenciale sërish do ta vendos në pozitë të vështirë partinë republikane, pasi Trump konsiderohet si një kandidat më i dobët përballë kandidatëve presidencialë të partisë demokrate. Në këtë sondazh që u krye nga 30 marsi deri 8 prill 2016, 66 % e të anketuarve, u shprehën se do të votojnë për kandidatin final të partisë republikane, ndërsa 42 % u shprehën se do të votojnë për Donald Trump. Në këtë sondazh 32 % përkrahën senatorin e Texasit Ted Cruz dhe 20 % u shprehën për John Kusich, guvernator i shtetit Ohiao.

 

Tags