COVID-19, mbi 43 milionë raste në mbarë botën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101007-covid_19_mbi_43_milionë_raste_në_mbarë_botën
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 25, 2020 19:16 Europe/Tirane
  • COVID-19, mbi 43 milionë raste në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 43 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 43,164,251 raste me COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8,844,840 raste deri më tani. Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India, Brazili, Rusia , Spanja, Franca, Argjentina, Kolumbia, Meksika, Peruja dhe Britania e Madhe. Pas shfaqjes për herë të parë në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 1,157,202 persona. Ndërkohë, 31,801,369 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin.