Gusht 26, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth rishfaqjes së Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi: Më shumë se 1,470,000 njerëz në mbarë botën u infektuan me Covid-19 në një periudhë 4-javore midis 24 korrikut dhe 20 gushtit dhe më shumë se 2,000 prej tyre vdiqën për shkak të sëmundjes.

Duke vënë në dukje se rastet e infektimit me koronavirus janë raportuar në 103 vende, Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë virus e konsideroi si një kërcënim të madh global dhe u kërkoi vendeve të ruajnë infrastrukturën që kanë krijuar për të luftuar kundër Covid-19. Kjo organizatë pret që të gjitha vendet t'i kushtojnë rëndësi të madhe paralajmërimeve të hershme për rishfaqjen e virusit korona dhe të vazhdojnë të monitorojnë dhe identifikojnë shtamet e këtij virusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar të gjitha vendet që të përfshijnë vaksinimin përforcues në grupet me rrezik të lartë dhe ajrosjen e duhur të mjediseve të mbyllura.

Tags