Mars 15, 2024 17:41 Europe/Tirane
  • Regjistrohet projekti “Shëndeti Familjar” në emër të Iranit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Projekti “Family Health” është regjistruar në emër të Iranit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në takimin e shtatë të ministrave të shëndetësisë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Astana (kryeqyteti i Kazakistanit), pas fjalës së Bahram Ainullahi, Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor i Republikës Islamike të Iranit, i cili u mirëprit nga vendet anëtare, përfaqësuesi rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, regjistroi programin inovativ "Shëndeti Familjar" në emër të Iranit. Ministri i Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit tha në takimin e 7-të të ministrave të shëndetësisë së vendeve anëtare të Samitit të Shangait, duke iu referuar arritjeve të Iranit në fushën e shëndetit familjar tha se projekti “Shëndeti i familjes” konsiderohet si boshti kryesor në shëndetin e shoqërisë iraniane. Në këtë takim, Ainullahi theksoi se Republika Islamike e Iranit ka bërë shumë arritje në fushën e shëndetësisë dhe shtoi se vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dëshirojnë bashkëpunim akademik si dhe prodhim dhe kërkim të përbashkët në fushën e mjekësisë dhe pajisjeve mjekësore me Iranin. Përparimi i Republikës Islamike të Iranit në fushën e shëndetësisë dhe trajtimit në vitet e fundit ka bërë që Irani të vërehet nga vendet si një nga qendrat mjekësore të rajonit. Renditja e Iranit në mesin e tre vendeve lider në transplantin e palcës kockore, trajtimin e infertilitetit dhe vendi i katërt në botë në fushën e ortopedisë dhe transplantimit të organeve janë ndër përparimet e Iranit në fushën e mjekësisë. Gjithashtu, Irani renditet i shtati në botë në prodhimin e ilaçeve të nevojshme për sëmundje të caktuara dhe është ndër pesë vendet e para në botë për implantimin koklear.

 

Tags