Hezbollahu i lidh duart Izraelit
Pars Today - Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga fillimi i luftës në Gaza; Një luftë në të cilën, që nga orët e para të fillimit të saj e deri më sot, Hezbollahu i Libanit, si një lojtar i rëndësishëm në boshtin e rezistencës, duke kryer operacione të ndryshme në rajonet veriore të Palestinës së pushtuar, është përpjekur të parandalojë sulmet e ushtrisë së regjimit pushtues në Rripin e Gazës.
Faktet tregojnë se një numër i konsiderueshëm i njësive të ushtrisë izraelite kanë marrë një pozicion në zonat veriore të territoreve të pushtuara për t'u përballur me Hezbollahun e Libanit dhe mungesa e pranisë së tyre në fushat e betejës në Gaza ka çuar në hapjen e një fronti të ri kundër ushtrisë izraelite, gjë e cila ka ulur presionin në Gaza. Burimet sioniste kanë njoftuar se Hezbollahu i Libanit ka lëshuar rreth 4000 raketa drejt zonave veriore të territoreve të pushtuara; Një çështje që ka rezultuar në shpërnguljen e më shumë se 200,000 sionistëve nga rajonet veriore të Palestinës së pushtuar. Këto çështje krijojnë sfida të rëndësishme politike, sociale dhe ekonomike kundër regjimit sionist. Ditët e fundit, përveç bombardimeve të zonave të ndryshme në jug të Libanit, Izraeli ka planifikuar edhe një fushatë për të vrarë komandantët e Hezbollahut. Kjo çështje është shoqëruar me reagimin e Hezbollahut i cili ka kryer edhe sulme të ndryshme në brendësi të tokave të pushtuara. Megjithëse Izraeli ka bërë pothuajse gjithçka që mundi për tu dhënë fund sulmeve të Hezbollahut të Libanit në zonat veriore të Palestinës së pushtuar, rezultati i të gjitha përpjekjeve dhe veprimeve të tij nuk ka sjellë asgjë. Në këtë kontekst, Ehud Olmert, ish-kryeministri i regjimit pushtues të Kodsit, theksoi: Izraeli e ka humbur kontrollin në rajonet e tij veriore dhe është Hezbollahu ai që i imponon axhendën e tij Tel Avivit. Me përshkallëzimin e tensioneve, Hezbollahu i Libanit po përsa i përket armëve dhe taktikave ushtarake po ndjek metoda të reja. Kjo çështje ka krijuar sfida më serioze për regjimin pushtues të Kodsit. Për shembull, më shumë se 20 komandantë ushtarakë izraelitë u vranë dhe u plagosën gjatë sulmit të fundit me dron nga Hezbollahu i Libanit në zonat veriore të Palestinës së pushtuar dhe veçanërisht ndaj bazave ushtarake sioniste. Kjo çështje bëri që disa ekspertë ushtarakë në territoret e pushtuara të shprehin habinë e tyre për informacionet e Hezbollahut rreth vendndodhjes së ushtarëve izraelitë dhe takimet e tyre. Megjithatë, sfida kryesore e regjimit izraelit në raport me Hezbollahun e Libanit është se pas më shumë se shtatë muajsh të luftës në Gaza, ky regjim jo vetëm që nuk ka mundur t'i arrijë qëllimet e tij në Rripin e Gazës, por edhe në lidhje me Hezbullahun e Libanit ka qenë gjithashtu i pafuqishëm dhe nuk ka qenë në gjendje të rivendosë paqen dhe sigurinë psikologjike për kolonët sionistë që kanë jetojnë në veri të Palestinës së pushtuar dhe që tani janë larguar nga shtëpitë e tyre. Kjo situatë konsiderohet si një humbje e madhe për regjimin izraelit nga pikëpamja ushtarake dhe inteligjente. Arsyeja kryesore për këtë çështje është se arsenali i raketave dhe armëve të Hezbollahut të Libanit numëron më shumë se 150,000 raketa dhe lloje të ndryshme dronësh. Kjo lëvizje është e pajisur edhe me forca speciale dhe komando si grupi Rezvan. Hezbollahu në vitet e fundit ka qenë në gjendje të formojë njësi të blinduara dhe të mbrojtjes ajrore. Të gjitha këto aftësi janë masa premtuese për t’i dhënë një disfatë dërrmuese këtij regjimi në rast të një aventure të madhe kundër Libanit.