May 13, 2024 10:37 Europe/Tirane
  • Shumica e izraelitëve janë të prirur për të vazhduar luftën
    Shumica e izraelitëve janë të prirur për të vazhduar luftën

Pars Today - Shumica e izraelitëve janë të prirur për të vazhduar luftën dhe besojnë se masakrat e paprecedentë dhe krimet e luftës në Gaza janë të justifikuara.

Artikulli është një fragment nga shënimi i Dr. Emad Moussa:

Udhëheqësit e çdo shoqërie janë produkt i sistemit të besimit, identitetit social, etikës dhe orientimeve emocionale të shoqërisë së tyre. Ata nuk bëjnë asgjë nëse nuk inkurajohen nga shoqëria, miratohen ose të paktën tolerohen. Shumica e izraelitëve janë të zemëruar me Netanyahun dhe e fajësojnë atë personalisht për gabimet e sigurisë më 7 tetor, dështimin për të arritur një marrëveshje me Hamasin dhe dobësimin e të ashtuquajturës demokraci të Izraelit. Por në të njëjtën kohë, e njëjta shumicë mbështet politikat e tij kundër palestinezëve. Gjithashtu, shumica e izraelitëve janë të prirur që të vazhdojnë luftën dhe besojnë se masakrat e paprecedentë dhe krimet e luftës në Gaza janë të justifikuara. Mediat sociale izraelite vazhdojnë të jenë të mbushura me slogane dhe video raciste, gjenocidale që festojnë dhe tallen me vrasjen e civilëve palestinezë, duke përfshirë mijëra fëmijë. Sipas Chris McNeill, i cili mbuloi gjenocidin e Ruandës, termat e përdorur nga Hutu për masakrën e Tutsi mund të shihen sot në gjuhën izraelite. Duhet të theksohet se shumica e izraelitëve janë në thelb kundër krijimit të një shteti palestinez.

Realiteti i dhunshëm i izraelitëve


Në këtë kontekst, tre faktorë në lidhje me izraelitët duhet të marren në konsideratë: Veten e shohin si viktimë, mendjemadhësia dhe prezantimi çnjerëzor i viktimave të tyre, i palestinezëve. Siç tregon historia, sionizmi u themelua mbi konceptin e çlirimit të hebrenjve nga pretendimi shekullor se ata janë viktima dhe krijimi i Izraelit u pa si mjet për heqjen e këtij viktimizimi. Izraelitët janë ndoshta të vetmit pushtues në historinë moderne që e konsiderojnë veten viktima. Ky pretendim u lejon atyre të ushqejnë urrejtje ndaj palestinezëve. Për të përforcuar këtë mënyrë të çuditshme të të menduarit, ata vazhdimisht i kujtojnë vetes se janë një popull i zgjedhur. Në një sondazh të vitit 2023, një shumicë e hebrenjve izraelitë u përgjigjën po kur u pyetën nëse besonin se hebrenjtë ishin populli i zgjedhur i Perëndisë, siç përshkruhet në librin e shenjtë. Në vitin 2016, 61% e tyre besonin se Zoti u kishte dhënë tokën e Izraelit. Nga ana tjetër për të justifikuar masakrën ndaj palestinezëve, ky populli i zgjedhur i Zotit, palestinezët i quan çnjerëzor me qëllim që askush të mos thotë pse po i torturoni kështu këta njerëz. Sipas hebrenjve izraelitë, palestinezët nuk kanë të drejta njerëzore. Kjo do të thotë se palestinezët nuk kanë të drejta njerëzore dhe Izraeli mund t'i therë ata si "kafshë " dhe t'u pushtojë tokën e tyre pa u ndëshkuar. Prandaj këta tre faktorë të përmendur e bëjnë shoqërinë izraelite tejet mendjemadhe dhe në këtë mënyrë ata i lejojnë vetes të masakrojnë me lehtësi palestinezët. Psikologjikisht, një shoqëri me karakteristika të tilla patologjike mendjemadhësie, ndihet moralisht superior dhe i jep vetes të drejtën të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e vet pavarësisht aspektit dhe parimeve morale. Kështu “Benjamin Netanyahu” dhe krahu i tij i djathtë urdhëron për vrasjen e 14 mijë fëmijëve dhe shkatërrimin e qindra mijëra shtëpive në Gaza. Ne duhet të dimë se ai për ta bërë këtë kishte mbështetjen e shumicës së hebrenjve izraelitë. Si rezultat, Netanyahu përfaqëson një shoqëri të sëmurë dhe jo vetëm veten e tij. Dr. Emad Moussa është studiues dhe shkrimtar, ekspert në fushën e psikologjisë politike, i cili është fokusuar tek Izraeli dhe Palestina. Ai ka një përvojë në të drejtat e njeriut dhe gazetari dhe aktualisht punon shpesh me disa media dhe universitete, përveç të qenit konsulent në një institut kërkimor me bazë në SHBA.

Tags