May 05, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Shefit i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sioniste pohon disfatën përballë rezistencës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së regjimit izraelit pranoi disfatën përballë rezistencës palestineze në operacionin “Stuhia al-Aksa”.

Gazeta izraelite "Jerusalem Post", të dielën, duke iu referuar letrës së Herzi Halevi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së regjimit sionist, drejtuar sionistëve ku pranoi humbjen përballë rezistencës palestineze, shkruante se sionistët fajësuan Halevin për humbjen më të madhe ushtarake në historinë e Izraelit dhe ai do të mbahet mend si dikush që nuk arriti ta kthejë humbjen në fitore.

Dorëheqjet e komandantëve të ushtrisë së regjimit sionist vazhdojnë teksa kabineti i luftës i këtij regjimi po mban sot (e dielë) një mbledhje për të shqyrtuar zhvillimet e fundit lidhur me armëpushimin.

Pas dorëheqjes së Aharon Haliva, kreut të departamentit të inteligjencës ushtarake të regjimit sionist, pritet që shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Herzi Halevi, dhe kreu i organizatës së sigurisë së brendshme të këtij regjimi, Ronin Bar, të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

Pas dorëheqjes së Halivas, shumë raporte dhe analiza të mediave të regjimit sionist tregojnë se një numër i madh i krerëve dhe komandantëve të ushtrisë dhe zyrtarëve të tjerë të këtij regjimi do të japin dorëheqje nga postet e tyre. Yehuda Fuchs, komandanti i rajonit qendror të ushtrisë së regjimit izraelit, ka njoftuar gjithashtu shefin e shtabit të këtij regjimi se do të japë dorëheqjen nga posti i tij deri në gusht të këtij viti.

 

Tags