Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe hetimi i gjenocidit izraelit në Gaza
(last modified Sat, 18 May 2024 16:44:57 GMT )
May 18, 2024 18:44 Europe/Tirane

Më 29 dhjetor, Afrika e Jugut depozitoi një ankesë në Gjykatën e Hagës, duke kërkuar një hetim urgjent mbi akuzën e gjenocidit në Gaza.

Krimet barbare të kryera nga regjimi sionist në masakrën ndaj popullit të Gazës në tre muajt e fundit, që është një shembull i përsosur i gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, janë vënë në axhendën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë të Hollandës. Ankesa e dhjetorit e qeverisë së Afrikës së Jugut në Gjykatën Penale Ndërkombëtare kundër Izraelit për akuzën e gjenocidit ndaj popullit të Gazës bëri që ky organ të vendosë në rendin e ditës shqyrtimin e kësaj ankese të enjten e 11 janarit.

Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është miratuar më 17 korrik 1998 me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Romë, Itali dhe ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2002. Dhe Gjykata u themelua në 2003 si Gjykata e Lartë e lidhur me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe është gjykata e parë e përhershme penale ndërkombëtare që merret me një sërë krimesh specifike.

123 shtete janë vende anëtare të Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilat përfshijnë 33 shtete afrikane, 19 shtete të Azi-Paqësorit, 18 shtete të Evropës Lindore, 28 shtete të Amerikës Latine dhe Pellgut të Karaibeve, si dhe 25 shtete të Evropës Perëndimore.

Sipas statutit të saj, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) shqyrton 4 grupe krimesh, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e agresionit. Selia e kësaj gjykate është në Hagë të Holandës.

Shtetet anëtare, në rast të ngritjes së akuzave kundër shtetasve të tyre ose të pandehurve që hyjnë në juridiksionin e tyre, kanë për detyrë t'i arrestojnë ata dhe t'i dorëzojnë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ndjekje, ose t'i shqyrtojnë krimet e tyre në gjykatat e brendshme.

Gjykata nuk ka të drejtë të nxjerrë vendime kundër shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Gjykatës ose kur në to kryhet ndonjë krim, përveç rasteve kur këto çështje i janë referuar asaj nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjenocidi, i cili është nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i referohet akteve që kryhen me qëllim të shkatërrimit të të gjithë ose të një pjese të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar. Ky grup krimesh mund të kryhet si nga zyrtarë qeveritarë, ashtu edhe nga individë joqeveritarë, qoftë në kohë paqeje, qoftë gjatë një konflikti të armatosur ndërkombëtar apo jondërkombëtar.

Krimi kundër njerëzimit si juridiksioni i dytë i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është një sulm i gjerë ose i organizuar kundër një popullsie civile. Sulmi i gjerë dhe i organizuar përfshin sjelljen që kryhet kundër çdo popullsie civile në ndjekje ose në zbatim të politikës së një qeverie apo një organizate.

Krimet kundër njerëzimit mund të ndodhin si në kohë paqeje, ashtu edhe gjatë një konflikti të armatosur. Ky konflikt mund të jetë ndërkombëtar ose jondërkombëtar dhe mund të kryhet nga forcat qeveritare ose nga burime joqeveritare.

Krimi i luftës, si një juridiksion tjetër i Gjykatës, që nënkupton shkeljen e Ligjit të Luftës, i referohet akteve të tilla si vrasja e qëllimshme e civilëve ose e të burgosurve të luftës, tortura, pengmarrja, shkatërrimi i panevojshëm i pronës civile, përdhunimi seksual në luftë dhe plaçkitja.

Katër shtyllat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale janë Zyrtari Administrativ i Gjykatës, Departamentet e Hetimit duke përfshirë hetimet paraprake, Gjykimet dhe Apelimet, Prokuroria (përgjegjëse për kryerjen e hetimeve për krimet që janë nën juridiksionin e Gjykatës) dhe Zyra e Regjistrimit.

Hyrja për shqyrtim në dosjet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale bëhet në katër mënyra.

1- Kur një nga shtetet anëtare i delegon vullnetarisht Gjykatës ndjekjen penale të një çështjeje krimi dhe shkeljeje të të drejtave të njeriut që ka ndodhur brenda territorit të vet.

2- Kur një vend joanëtar, në një rast të caktuar, njeh juridiksionin e Gjykatës dhe i referon asaj një çështje krimi lufte ose shkelje të të drejtave të njeriut.

3- Kur vetë Gjykata hyn menjëherë në veprim, sidomos kur persona fizikë apo organizata joqeveritare i paraqesin asaj ndonjë ankesë; sigurisht që ecuria e punës në këtë fushë varet tërësisht nga bashkëpunimi i vendit ku ka ndodhur krimi.

4- Kur Këshilli i Sigurimit i referon një çështje Gjykatës.

Deri më tani në këtë gjykatë janë paraqitur për shqyrtim 31 dosje, ku disa prej të cilave kanë të bëjnë me gjenocidin, duke përfshirë gjenocidin në Ugandë, gjenocidin në Kongo, gjenocidin në Afrikën Qendrore, luftën e Darfurit në Sudan dhe gjenocidin në Kenia, si dhe janë akuzuar 14 persona, mes të cilëve 7 persona janë në arrati, 2 persona kanë vdekur (ose mendohet se kanë vdekur), 4 persona janë në gjendje arresti dhe 1 person është paraqitur vullnetarisht në Gjykatë.

Por ndër dosjet që ka shqyrtuar Gjykata Ndërkombëtare Penale, janë dy raste të tjera të gjenocidit në arenën ndërkombëtare që kanë tërhequr jashtëzakonisht vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik. Njëri është rasti i gjenocidit ndaj popullit mysliman të Bosnjës nga liderët e ish-Jugosllavisë dhe tjetri është vrasja në masë e njerëzve në Ruandë, të cilat, që të dyja kanë qenë ndër dosjet më të spikatura të ngritura në Gjykatë.

Gjatë luftës më vdekjeprurëse në historinë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, autoritetet e ish-Jugosllavisë vranë rreth dhjetë mijë myslimanë boshnjakë ndërmjet viteve 1992 dhe 1995.

Gjenerali Ratko Mlladiç, komandanti i serbëve në krimet brutale kundër myslimanëve boshnjakë, i cili u bë i njohur si "Kasapi i Ballkanit", u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare me akuzën për gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjykata dënoi gjithashtu ish-zyrtarët jugosllavë Radovan Karaxhiç dhe Radislav Krstiç me përkatësisht 40 dhe 35 vjet burg për gjenocid.

Gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruandë, i cili njihet si "tragjedia më e errët njerëzore e gjysmëshekullit të kaluar", përveç vrasjes së 800,000 burrave, grave dhe fëmijëve, u përdhunuan edhe 200,000 deri në 500,000 femra. Bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, hetimi i vrasjes masive dhe gjenocidit në Ruandë iu referua Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Gjatë dy dekadave të veprimtarisë së saj, Gjykata Penale Ndërkombëtare e Ruandës ka ngritur aktakuza kundër 91 të pandehurve, nga të cilët 61 dosje kanë rezultuar me dënime.

Në rastin më të fundit të dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, qeveria e Afrikës së Jugut ka paraqitur një ankesë kundër regjimit izraelit për gjenocid ndaj popullit palestinez në Gaza. Më 29 dhjetor 2023, Afrika e Jugut paraqiti një ankesë në Gjykatën Penale të Hagës, duke kërkuar urgjencë në trajtimin e akuzës ndaj Izraelit për gjenocid në Gaza. Procesi i shqyrtimit të kësaj dosjeje ka nisur që prej 11 janarit.

Cyril Ramaphosa, presidenti i Afrikës së Jugut, ka thënë se vendi i tij ia ka paraqitur Gjykatës Penale Ndërkombëtare dosjen e gjenocidit në Gaza për shkak të “vrasjes masive të popullit të Gazës” dhe në kujtim të historisë së aparteidit në Afrikën e Jugut.

Në ankesën e saj prej 84 faqesh, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli synon të zhdukë tërësisht ose pjesërisht një grup njerëzish në një vend të caktuar. Në ankesën e tij, nga njëra anë, ky vend është fokusuar në "metodën e operacioneve izraelite në Gaza, e cila ka karakteristika të gjenocidit", dhe nga ana tjetër, thekson "mospërmbushjen e detyrimeve të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (CPPCG) nga ana e Izraelit".

Gjithashtu, Tembeka Ngcukaitobi, avokati i Gjykatës së Lartë të Afrikës së Jugut, tha në seancën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare: "Izraeli synon të kryejë gjenocid mbi palestinezët në Gaza. Plani për të shkatërruar Gazën është kultivuar në nivelin më të lartë të qeverisë izraelite." Përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, në seancën e ankesës kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare theksoi se regjimi sionist zbaton politikat e aparteidit kundër palestinezëve të Rripit të Gazës.

Përfaqësuesi i Afrikës së Jugut gjithashtu deklaroi: "Që nga viti 1948, Izraeli ka shpërngulur dhe zhvendosur në mënyrë sistematike popullin palestinez dhe qëllimisht i ka privuar ata nga e drejta e tyre ndërkombëtare për vetëvendosje.

Vlen të përmendet se më shumë se 150 vende kanë ratifikuar Konventën e Gjenocidit, e cila lejon një vend të padisë një vend tjetër që beson se ka kryer gjenocid, edhe nëse, si Afrika e Jugut, ai vend nuk lidhet drejtpërdrejt me gjenocidin e Izraelit në Gaza. Në thelb, Gjykata e Hagës zakonisht hyn në shqyrtimin e një mosmarrëveshjeje dhe konflikti ndërmjet vendeve, kur palët e përfshira e konsiderojnë veten të detyruar nga vendimet e saj. Prandaj, Afrika e Jugut e përdori anëtarësimin e saj dhe të Izraelit në Konventën e Gjenocidit për të paraqitur një ankesë në Gjykatën e Hagës.

Në të njëjtën kohë me procedurat e ankesës së qeverisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për shkak të gjenocidit masiv të popullit palestinez në Rripin e Gazës, Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e përbërë nga 57 shtete anëtare dhe një sërë shtetesh të tjera nga shtetet e botës, e mbështetën këtë veprim.

Maria Varkey, një pedagoge e së drejtës ndërkombëtare në Departamentin e Studimeve të Luftës në King's College në Londër, tha se dosja e ankesës së Afrikës së Jugut kundër Izraelit bazuar në "synimin final gjenocidal" në Gaza është një tregues shumë i rëndësishëm për të provuar krimin e gjenocidit, i cili përputhet me sjelljen e ushtrisë izraelite si dhe deklaratat publike të disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të saj.

Megjithëse shqyrtimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për dosjet e referuara do të kërkojnë kohë deri në vendimin përfundimtar, përveç shpresës nga vendimi i përkohshëm i Gjykatës për të ndaluar gjenocidin në Palestinë nga ana e Izraelit, ky vendim i Gjykatës do të ketë një efekt shumë negativ për imazhin e diskredituar dhe foshnjevrasës të regjimit sionist.

Tags