May 05, 2024 20:55 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane godet objektivin izraelit në portin Haifa

Luftëtarët e grupeve irakiane të rezistencës kanë nisur një sulm me raketa kundër një objektivi strategjik në pjesën veriore të territoreve të pushtuara nga Izraeli në përgjigje të luftës gjenocidale të regjimit të Tel Avivit në Gaza.

Rezistenca Islamike në Irak, në një deklaratë të publikuar në kanalin e saj në Telegram të dielën në mëngjes, mori përgjegjësinë për sulmin në Portin e Haifas, duke theksuar se sulmi u krye me një raketë cruise të sofistikuar të quajtur Arkab.

Deklarata tha se sulmi me raketa u krye në mbështetje të palestinezëve në Gaza dhe në hakmarrje për masakrat që entiteti uzurpues sionist po kryen kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve në territoret palestineze.

Rezistenca Islamike në Irak vuri në dukje se do të vazhdojë të synojë dhe shkatërrojë instalime të rëndësishme në të gjithë territoret e pushtuara nga Izraeli.

Kjo vjen pasi Rezistenca Islamike në Irak mori përgjegjësinë për tre operacione, dy prej të cilave ishin kundër objektivave izraelite brenda territoreve të pushtuara dhe një kundër një objekti izraelit në Detin e Vdekur.

 

Tags