Shkurt 28, 2024 09:43 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thekson nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u takua me Ministrin e Jashtëm palestinez dhe diskutoi për "situatën katastrofike shëndetësore dhe humanitare" në Gaza.

Sipas Al Jazeera, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Riyad al-Maliki, Ministri i Jashtëm palestinez gjatë një takimi në Gjenevë, diskutuan mënyrat për të siguruar hyrjen e ilaçeve, vaksinave dhe pajisjeve mjekësore në Rripin e Gazës dhe hapjen e spitalet të përkohshme, si dhe hyrjen e mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë në Gaza. Ata gjithashtu diskutuan për mënyrat e mbështetjes së sektorit shëndetësor të Palestinës. Në këtë takim, al-Maliki bëri thirrje edhe një herë për organizimin e një fushate ndërkombëtare për të marrë të gjitha masat serioze dhe urgjente për të siguruar ofrimin e ndihmës së menjëhershme, humanitare, ushqimore dhe mjekësore për Rripin e Gazës dhe për të mundësuar kushtet që organizatat ndërkombëtare të kryejnë detyrat e tyre pa probleme dhe pengesa. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore në Palestinë dhe ndikimin e saj në shëndetin e civilëve. Adhanom theksoi se ajo që Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën në Gaza është thjesht zbatimi i misionit të saj kryesor që është sigurimi i shëndetit për të gjithë dhe mbështetja për sektorin shëndetësor.

Tags