May 04, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Izraeli shkatërron një numër të madh të dronëve të tij

Ushtria izraelite ka rrëzuar një numër të madh të dronëve të saj gjatë operacioneve të saj, zbuloi së fundmi një oficer i marinës amerikane, duke përmendur sfidat serioze me të cilat përballen gjithashtu forcat e mbrojtjes ajrore të ushtrisë amerikane në dallimin e dronëve miqësorë nga dronët armiqësor.

Dyzet për qind e dronëve të kapur dhe të rrëzuar nga ushtria izraelite janë dronë izrelitë, tha nënkoloneli Michael Pruden, kreu i Divizionit të Koordinimit të Mbikëqyrjes Ajrore dhe Detare të Trupave Detare të SHBA.

“Diçka interesante që vjen nga Izraeli, 40 për qind e dronëve pa pilot të rrëzuar nga Izraeli janë dronë izrelitë,” deklaroi ai.

Komentet e Pruden e bëjnë të qartë se dallimi i shpejtë midis dronëve miqësorë dhe armiqësorë është një problem i madh për ushtrinë e regjimit okupues izraelit. Është gjithashtu një problem, me të cilin thotë ai, trupat e marinës amerikane do të përballen gjithnjë e më shumë.

 

Tags