May 05, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Hamasi mori përgjegjësinë për sulmin e ri raketor ndaj pozicioneve të regjimit sionist

Krahu ushtarak i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj pozicioneve ushtarake të regjimit sionist në vendkalimin Karam Abu Salem.

Faqja izraelite e lajmeve Walla raportoi sot (e dielë) se më shumë se 20 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës drejt një baze ushtarake izraelite, ku si pasojë u plagosën një numër izraelitësh dhe u raportua se gjendja e 3 prej tyre është kritike.

Një burim i rezistencës njoftoi se një bazë e sapokrijuar e regjimit sionist u vu në shënjestër në lindje të rajonit Karam Abu Salem.

Sipas këtij raporti, qëllimi i këtij operacioni raketor ishte të shënjestrojë qendrën e menaxhimit të sulmeve ajrore të regjimit sionist në provincën Rafah në Rripin e Gazës, e cila u krijua dy javë më parë dhe mësohet se aty ishin të pranishëm një numër gjeneralësh izraelitë dhe oficerë të Shabakut. Por më pas, si rezultat i këtij sulmi, ushtria sioniste e bllokoi këtë kalim, i cili është vendi i dërgimit të ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza, me pretekstin e gjuajtjes së raketave në këtë zonë.

 

Tags