Meksikanët djegin kukullën e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101179-meksikanët_djegin_kukullën_e_trump
Protestuesit meksikanë duke djegur një kukull të presidentit amerikan Donald Trump, kanë kërkuar nga qytetarët e Amerikës që të mos e votojnë Trumpin në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor 2020.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2020 11:52 Europe/Tirane
  • Meksikanët djegin kukullën e Trump

Protestuesit meksikanë duke djegur një kukull të presidentit amerikan Donald Trump, kanë kërkuar nga qytetarët e Amerikës që të mos e votojnë Trumpin në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor 2020.  

Faqja informative DW në gjuhën spanjolle ka shkruar se një numër i madh i protestuesve meksikan disa orë më parë janë tubuar në zonën bregdetare Tikhuana në kufirin e Meksikës dhe Amerikës dhe duke dënuar politikat e Donald Trump për emigracionin, kanë kërkuar nga qytetarët amerikanë që në zgjedhjet presidenciale të mos votojnë për Trump. Protestuesit duke bërtitur “Trump ne nuk do të paguajmë para për murin tënd kufitar”, kanë djegur një kukull të Trump.