Trump apo Biden, presioni mbi Iranin do të vazhdojë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101459-trump_apo_biden_presioni_mbi_iranin_do_të_vazhdojë
Elliott Abrams, i dërguari special i SHBA për Iranin, tha se presioni maksimal gjoja për të të ndryshuar sjelljen e Iranit do të vazhdojë dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë ndryshim se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 13, 2020 03:52 Europe/Tirane
  • Trump apo Biden, presioni mbi Iranin do të vazhdojë

Elliott Abrams, i dërguari special i SHBA për Iranin, tha se presioni maksimal gjoja për të të ndryshuar sjelljen e Iranit do të vazhdojë dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë ndryshim se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA.

Abrams, i cili udhëtoi në Palestinën e okupuar këtë javë për të diskutuar lidhur me Iranin, në një konferencë për shtyp tha se nuk kishte shumë rëndësi se kush do të bëhej president më 20 janar, sepse se negociatat do të zhvilloheshin me Iranin. "Nëse administrata e Biden përdor leva ekonomike kundër Republikës Islamike, ajo do të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje më të mirë me Iranin," pretendoi Abrams. "Disa në Iran mendojnë se nëse Trump humbet, sanksionet dhe një fushatë presioni mbi ta do të marrin fund, por kjo është një bindje e rremë që nuk do të ndodhë kurrë, pasi ne kemi një gamë të gjerë sanksionesh. Sanksionet do të qëndrojnë në vend për të parë nëse Irani ndryshon sjelljen e tij, pa marrë parasysh se kush është presidenti i ardhshëm, tha  Abrams . I dërguari special i SHBA për Iranin pretendoi se nëse Trump fiton përsëri zgjedhjet, iranianët do të lëvizin me shpejtësi për të nënshkruar marrëveshjen e re bërthamore, sepse nuk mund t'i rezistojnë më presionit të tillë në katër vitet e ardhshme. Duke mohuar çdo kontakt me Iranin, Abrams theksoi: "Irani nuk ka dëshirë reale të flasë." I Dërguari Special për Iranin në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke iu referuar përpjekjeve dhe propozimeve të presidentit francez Emmanuel Macron, tha: "Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, evropianët besojnë se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mirë, por marrëveshja nuk përfshin thelbin e aktiviteteve terroriste të Iranit në rajon dhe programin e tij raketor, kështu që nuk është një marrëveshje e mirë dhe ne jemi duke kërkuar për një marrëveshje të re dhe gjithëpërfshirëse. Kërkesa për një marrëveshje të re me Iranin është bërë ndërsa zyrtarët iranianë kanë theksuar Në kuadrin e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), ka pasur negociata të gjata për të arritur një marrëveshje shumëpalëshe, pjesë e së cilës ishin Shtetet e Bashkuara. Tani, me gjithë tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve të ndryshme ekonomike, ata do të negociojnë me SH.B.A. vetëm nëse ajo kthehet në marrëveshje. Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif gjithashtu ka thënë se me gjithë shumë vështirësi në negociatat që çuan në marrëveshjen bërthamore, ai nuk është i gatshëm të anulonte marrëveshjen për përfitime personale të dikujt.