SH.B.A. ka vendosur sanksione ndaj një numri individësh dhe institucionesh iraniane
Shtetet e Bashkuara në aktin e fundit të terrorizmit ekonomik kundër popullit iranian, i cili është një shenjë e varësisë së SHBA ndaj sanksioneve, kanë vendosur sanksione të reja ndaj Ministrit të Inteligjencës dhe kreut të Fondacionit për nevojtarët në Iran.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Departamenti i Thesarit i SHBA njoftoi të Mërkurën emrat e 9 individëve, duke përfshirë "Sejed Mahmud Alavi", Ministër i Inteligjencës dhe "Sejed Parviz Fattah", President i Fondacionit për Nevojtarët e Iranit, 49 institucione dhe një anije nën pretekste të ndryshme dhe me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut, të cilët u futën në listën e sanksioneve. Sipas njoftimit, Departamenti i Thesarit i SHBA ka vendosur në listën e sanksioneve kompanitë e lidhura me Fondacionin për të Nevojtarët e Revolucionit Islamik të Iranit. Pas tërheqjes së paligjshme nga marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Shtetet e Bashkuara kanë filluar një fushatë gjithëpërfshirëse për të bërë presion mbi Iranin. Uashingtoni ka deklaruar më parë se qëllimi i fushatës së presionit maksimal kundër Iranit është të arrijë një marrëveshje të re me Teheranin që adreson të gjitha çështjet e SHBA, por më shumë se dy vjet pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, qeveria e SHBA nuk e arriti këtë qëllim dhe dështoi totalisht.