Trupat australiane vranë pa asnjë arsye 39 civilë afganë
(last modified Thu, 19 Nov 2020 18:56:11 GMT )
Nëntor 19, 2020 19:56 Europe/Tirane
  • Trupat australiane vranë pa asnjë arsye 39 civilë afganë

Forcat Australiane të Mbrojtjes kanë publikuar “prova të besueshme” se ushtarët elitë australianë vranë në mënyrë të paligjshme 39 civilë gjatë luftës në Afganistan.

Në përfundim të hetimeve katër-vjeçare, gjeneralmajor Paul Breton tha se 19 ish-ushtarë duhet të hetohen nga policia për vrasjen e “të burgosurve, fermerëve ose civilëve” në vitet 2009 – 2013. Gjatë hetimit, gjenerali Breton zhvilloi intervista me më shumë se 400 dëshmitarë, duke theksuar se ushtarët e rinj kanë vrarë të burgosurit, duke sjellë më pas armë dhe sende të tjera pranë trupave të afganëve për të mbuluar krimet. Sipas raportit hetimor, 25 ushtarë të forcave speciale kishin marrë pjesë në vrasje të paligjshme drejtpërdrejt ose ishin përfshirë në 23 incidente. “Asnjë vrasje nuk u pretendua të ketë ndodhur në rrethana në të cilat qëllimi i autorit të krimit justifikohet”, nënvizoi ai. Gjeneral Breton tha se kishte prova alarmante se disa ushtarë të Shërbimit Special Ajror (SAS) kishin marrë “ligjin në duart e tyre” dhe ata duhet të vendosen para drejtësisë.

 

Tags