Rusia paralajmëron për ndërhyrjet e jashtme të qeverisë së Joe Biden
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101812-rusia_paralajmëron_për_ndërhyrjet_e_jashtme_të_qeverisë_së_joe_biden
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i Amerikës duhet të heqë dorë nga aventurat e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore sepse ato konsiderohen kërcënim për të gjithë rajonin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2020 08:06 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron për ndërhyrjet e jashtme të qeverisë së Joe Biden

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka deklaruar se presidenti i zgjedhur i Amerikës duhet të heqë dorë nga aventurat e Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore sepse ato konsiderohen kërcënim për të gjithë rajonin.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, në lidhje me ndërhyrjet e Amerikës në vendet e tjera, ka thënë: “Ndërhyrja e Amerikës dhe aleatëve të saj në Irak, Afganistan, Jemen, Siri dhe Libi nuk ka sjell kurrfarë rezultati përveç shkatërrimit të këtyre vendeve.

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar: “Është e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Amerikës të vetëpërmbahet nga aventura të tilla”.

Ndërkohë Valentina Matviyenko, kryetarja e Këshillit të Federatës së Rusisë, gjithashtu duke vë në dukje qëndrimet armiqësore të Joe Biden dhe ekipit të tij në politikën e jashtme ndaj Rusisë, ka thënë: “Nuk shpresojmë në normalizimin e marrëdhënieve të Rusisë me qeverinë e re të Amerikës dhe nuk ekziston as kurrfarë baze për të biseduar në të ardhmen në lidhje me këtë çështjeje”.