Komandanti i Centcom pranon forcën e mbrojtjes së Iranit
Komandanti i forcave terroriste amerikane, Centcom, pranoi forcën e mbrojtjes së Iranit.
Sipas The New Yorker, Kenneth McKenzie, komandanti i forcave terroriste amerikane në Azinë Perëndimore, CENTCOM, ka shprehur shqetësim në lidhje me aftësitë raketore të Iranit. "Ne kemi parë Iranin që vazhdon të zhvillojë raketa balistike në katër vitet e fundit, me gjithë sanksionet më të ashpra," tha McKenzie. Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit gjithmonë kanë theksuar zgjerimin dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse të Iranit dhe ndikimin e tij pozitiv në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Aftësia raketore e Iranit tani është një nga shtyllat e fuqisë së Republikës Islamike të Iranit dhe Irani ka kapacitetin ushtarak për t'u bërë ballë rrymave të pasigurta në rajon. Irani ka provuar në praktikë se arrin t'i përgjigjet çdo kërcënimi me forcë.