Trump nuk ka ndërmend të dorëzohet
Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në kryeqytetin amerikan, Uashington. Presidenti i SHBA-së ka folur në marshin “Save America” teksa iu drejtua mijëra mbështetësve republikanë, raporton Foxnews.
Ai ka thënë para turmës se mediat nuk po tregojnë madhësinë e vërtetë të protestuesve. "Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë, nuk ndodh që ju të pranoni kur ka vjedhje. Vendi ynë ka duruar mjaft”, tha fillimisht ai përpara se të premtojë të “ndalojë vjedhjen”.Trump ka kritikuar edhe republikanët."Kemi republikanë shumë të shkëlqyeshëm, por kemi edhe shumë të dobët. ata mbyllën sytë gjersa demokratët hapën kufijtë, zbrazën ushtrinë dhe vendosën Amerikën në rend të fundit”. Trump kujtoi se si kaloi nata e zgjedhjeve, duke iu referuar pikave të votave të Joe Bidenit. "Ne ishim duke udhëhequr në Pensilvani, Michigan, Georgia me qindra mijëra vota dhe pastaj vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes, bum, shpërthyen demokratët”, tha ai. Trump duke ndjekur republikanët për dështimin e tyre për të mbështetur çeket stimuluese prej dy mijë dollarëve pohoi se Kina i shkatërroi ata. Ndërsa Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence gjatë të martës i ka thënë presidentit Donald Trump, se nuk ka autoritet të bllokoj çertifikimin e presidentit të ri të zgjedhur Joe Biden, kur në Kongres u takuan për të numëruar votat elektorale. Trump tashmë ka rritur presionin ndaj Pence, duke e paralajmëruar se do të ishte politikisht e “dëmshme” për Pence, që të refuzojë të bllokojë çertifikimin. Pence ka informuar Trumpin gjatë takimit se nuk e ka një fuqi të tillë për të prolonguar këtë proces, ka shtuar një burim për CNN. Zëvendëspresidenti i kishte thënë Trumpit se ligji thotë qartë se autoriteti ekziston, por se Pence ia ka bërë me dije Këshillit të Shtëpisë së Bardhë se një autorizim të tillë nuk e ka.New York Times ishte e para që raportoi për mesazhet e Pence drejtuar presidentit Trump.