Grusht shteti ushtarak në Mianmar dhe transferimi i pushtetit në ushtri
(last modified Mon, 01 Feb 2021 07:35:58 GMT )
Shkurt 01, 2021 08:35 Europe/Tirane
  • Grusht shteti ushtarak në Mianmar dhe transferimi i pushtetit në ushtri

Ushtria e Mianmarit pas puçit ushtarak këtë mëngjes në një deklaratë tha se kishte marrw të gjithë pushtetin qeveritar për një vit.

Me arrestimin e Aung San Suu Kyi, udhëheqësi i partisë qeverisëse të Mianmarit, ushtria ka marrw të gjitha kompetencat gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, sipas agjencisw IRIB tw lajmeve. Ushtria e Mianmarit gjithashtu ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe ka marrë nën kontroll të gjitha institucionet e ndjeshme të vendit, duke përfshirë televizionin kombëtar dhe parlamentin.  Ushtria e Mianmarit thotë se arrestimet u bënë në përgjigje të të ashtuquajturës mashtrim të fundit zgjedhor.  Partia e Bashkimit Demokratik Kombëtar e Mianmar (partia në pushtet) pretendoi fitoren në zgjedhjet parlamentare të nëntorit.  Zgjedhjet parlamentare të Mianmarit erdhën ndërsa partia në pushtet ka kryer veprime çnjerëzore të përhapura kundër pakicës myslimane në shtetin Rakhin të Myanmar gjatë pesë viteve të fundit.   Në mëngjesin e së hënës, 3 shkurt, ushtria e Mianmarit arrestoi Presidentin Win Myint dhe Aung San Suu Kyi, udhëheqësin e partisë në pushtet dhe disa zyrtarë të tjerë.

Tags