Ushtria formon Këshillin e ri qeverisës të Mianmarit
(last modified Wed, 03 Feb 2021 18:58:54 GMT )
Shkurt 03, 2021 19:58 Europe/Tirane
  • Ushtria formon Këshillin e ri qeverisës të Mianmarit

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara organizoi një mbledhje urgjente të martën për të folur rreth grushtit të shtetit në Mianmar.

Kina e ka bllokuar me veto deklaratën e përbashkët të 5 vendeve anëtare të Këshillit për ta dënuar marrjen e pushtetit nga ushtria në vendin kufitar me Kinën. Kina ka paralajmëruar se sanksionet ose presioni ndërkombëtar do t’i përkeqësonte gjërat në Mianmar. Më herët, krahas Rusisë, Kina e ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur Myanmarin nga kritikat në Kombet e Bashkuara për shtypjen ushtarake të pakicës myslimane të popullsisë Rohingya. Edhe vendet e G7-ës kanë reaguar për rastin duke thënë se ndihen “thellësisht të shqetësuar” ndërsa kanë bërë thirrje për kthimin e demokracisë në vend. Pas grushtit të shtetit të së hënës, ushtria që mori në dorë qeverinë ka bërë publik një këshill të ri qeverisës që përfshin tetë gjeneralë dhe drejtohet nga Gjenerali Min Aung. Kjo është një strukturë e ngjashme me atë që kishte Myanmar për rreth 50 vjet, deri në 2011-ën.

 

Tags