35 oficerë të policisë amerikane nën hetim
(last modified Sat, 20 Feb 2021 17:55:24 GMT )
Shkurt 20, 2021 18:55 Europe/Tirane
  • 35 oficerë të policisë amerikane nën hetim

Tridhjetë e pesë oficerë të policisë së Kapitolit po hetohen për veprimet e tyre gjatë trazirave të 6 janarit ndërsa gjashtë të tjerë janë pezulluar nga detyra.

 “Shefja e përkohshme Yogananda Pittman ka dhënë si direktivë që çdo anëtar i departamentit të saj, sjellja e të cilit nuk është në përputhje me rregullat e sjelljes së departamentit, do të përballet me ndëshkimin e duhur“, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë John Stolnis. Autoritet nuk dhanë detaje rreth hetimeve. Sipas ndihmësve të Kongresit dhe disa ligjvënësve, hetuesit po shqyrtojnë përgjigjen e oficerëve të policisë së Kapitolit më 6 janar dhe nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë ndihmuar protestuesit e dhunshëm. Sipas ligjvënësit demokrat Tim Ryan vetëm disa ditë pas sulmit u bë e ditur se dy oficerë ishin pezulluar. Ai u tha gazetarëve se njëri prej tyre kishte bërë një selfi me një protestues, ndërsa një tjetër kishte vendosur në kokë një kapelë me foton e Trump dhe po i orientonte protestuesit nëpër ndërtesë. Pesë persona, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit, humbën jetën gjatë sulmit të dhunshëm të muajit të kaluar kur turma e mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump sulmoi Kapitolin. Më vonë dy oficerë të zbatimit të ligjit kryen vetëvrasje.

 

Tags