Franca, Gjermania, Austria dhe Italia mbështesin vaksinën “Sputnik V” të Rusisë
Politikanët e Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe Italisë besojnë se qytetarët duhet të gëzojnë të drejtën për të zgjedhur vaksinën kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Kril Demitriev, shefi i fondacionit për investime të drejtpërdrejta të Rusisë, ka deklaruar se Moska po vëren mbështetjen e vaksinës “Sputnik V” kundër virusit Koroan nga ana e Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe Italisë.
Ai në një intervistë me kanalin radio austriake O1 ka thënë: “Ne dëshirojmë të fillojmë prodhimin e përbashkët të vaksinës ruse kundër virusit Korona në Austri dhe pastaj atë ta eksportojmë nga Austria në vendet e tjera evropiane”.
Vaksina ruse “Sputnik V” është prodhuar në gusht të vitit 2020 nga qendra kombëtare për hulumtime shkencore dhe virologjisë “Gamalia” në Rusi. Kjo vaksinë konsiderohet një prej vaksinave më të lira kundër virusit Korona në botë dhe shfrytëzimi i kësaj vaksine është plotësisht falas për qytetarët e Rusisë.
Vaksina “Sputnik V” është licensuar në 16 vende të botës për përdorim kundër virusit Korona. Deri më tani mbi 50 vende të botës kanë kërkuar blerjen e 1.2. miliardë dozave të vaksinës “Sputnik V” nga Rusia.