Rusia: NATO le ta zgjedhë një rrugë, përballjen ose bashkëpunimin
(last modified Thu, 25 Mar 2021 14:33:39 GMT )
Mars 25, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Rusia: NATO le ta zgjedhë një rrugë, përballjen ose bashkëpunimin

Autoritetet e larta të Rusisë në reagim ndaj deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në lidhje me politikën agresive të Moskës, kanë deklaruar se NATO është qendra e kërcënimeve në botë dhe kanë shtuar se Brukseli duhet të merret me problemet në vendet anëtare të NATO-s dhe të përcaktojë qëndrimet e veta ndaj Moskës.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në reagim të deklaratave të Jens Stoltenberg, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në lidhje me veprimet agresive të Moskës, i ka rekomanduar atij që në vend të pretendimeve të pabaza në lidhje me Rusinë, të merret më shumë me zgjidhjen e problemeve të NATO-s.

Zakharova duke thënë se autoritetet e Brukselit më mirë le te merren me problemet që kanë në vendet anëtare të NATO-s, sepse ato probleme kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Problemet përkatëse me vaksinimin, kriza e pandemisë Korona, shkelja e të drejtave të njeriut në vendet anëtare të NATO-s janë probleme të qarta dhe ata më mirë është që të merren me zgjidhjen e këtyre problemeve.

Tags