Shtetet e Bashkuara po heqin ndalimin e vizave të punës
Prill 01, 2021 03:52 Europe/Tirane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara synon të heqë ndalimin e hyrjes së punëtorëve të huaj të përkohshëm që synojnë të punojnë në këtë vend.
Sipas Reuters, Presidenti i SHBA Joe Biden do të përfundojë ndalimin e punës së përkohshme të punëtorëve të huaj, ndalim që ishte vendosur nga administrata e ish Presidentit të SHBA, Donald Trump. Presidenti Biden deri më tani ka shfuqizuar shumë nga politika e emigracionit të Trump. Ky i fundit pretendoi se ndalimi i hyrjes së punëtorëve të huaj të përkohshëm kishte për qëllim mbrojtjen e mundësive të punësimit në SHBA për shkak të rritjes së papunësisë në mes të krizës së pandemisë së virusit Corona.
Tags