Lavrov: Politika e Amerikës ka trazuar rajonin
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë duke kritikuar qasjen e Uashingtonit ndaj Lindjes së Mesme, ka deklaruar politikat e Amerikës janë të lidhur për krijimin e trazirave dhe kaosit në rajon, ndërsa Moska e kundërshton këtë strategji.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov i cili ka shkuar për një vizitë zyrtare në Islamabad të Pakistanit, të mërkurën në konferencën për shtyp të përbashkët me ministrin e punëve të jashtme të Pakistanit, ka shpjeguar temat e bisedimeve mes të dy vendeve.
Sergei Lavrov me këtë rast tha: “Me homologun tim pakistanez, kemi biseduar në lidhje me zhvillimet në Azi dhe në Oqeani si dhe për organizatën ASEAN. Rusia mbështet ruajtjen e strukturave të bashkëpunimit dhe mekanizmat e tillë si grupi ASEAN në vend të krijimit të çfarëdo lloji të grupit të ri për përçarje dhe ndarje e mosmarrëveshje. Ne po vërejmë në Amerikë procese dhe ngjarje të paqarta që po ndodhin, për arsye se Amerika ka krijuar strategji të përçarjeve që ndryshojnë çdo gjë dhe destabilizojnë rajonin”.
Ministri i jashtëm i Rusisë foli edhe për bisedimet e tij me Shah Mahmud Kurejshi, homologun e tij pakistanez në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme si në Siri, Jemen, Palestinë dhe Libi, ndërsa tha: “Ne besojmë se në rrethanat e tensioneve në rajon, nuk duhet harruar misioni për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës. Prandaj, Moska është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Palestinës dhe Izraelit dhe ne do të bëjmë përpjekje në këtë drejtim. Ne lidhje me situatën në Afganistan, ne shprehim shqetësimet tona për shtimin e dhunës sidomos veprimeve të grupit takfirist ISIS në këtë vend si dhe për shtimin e sulmeve terroriste në veri dhe në lindje të Afganistanit. Pakistani dhe Rusia kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut politik për arritjen e një rrugëzgjidhje të qëndrueshme dhe të pavarur për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, ndërkohë që njëkohësisht me këtë duhet të reduktohen veprimet armiqësore nga ana e palëve të përfshira në këtë konflikt”.