G7 shpall mbështetjen për negociatat e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107862-g7_shpall_mbështetjen_për_negociatat_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministrat e jashtëm të shtatë kombeve të industrializuara të botës, të njohur si G7, të Mërkurën lëshuan një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur bisedimet e Vjenës dhe përparimin e bërë në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 06, 2021 10:35 Europe/Tirane
  • G7 shpall mbështetjen për negociatat e marrëveshjes bërthamore

Ministrat e jashtëm të shtatë kombeve të industrializuara të botës, të njohur si G7, të Mërkurën lëshuan një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur bisedimet e Vjenës dhe përparimin e bërë në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Ne i mirëpresim negociatat strategjike midis pjesëmarrësve të marrëveshjes bërthamore dhe individualisht me Shtetet e Bashkuara për një kthim reciprok të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në këtë marrëveshje, pasi marrëveshjes bërthamore mbetet mënyra më e mirë për të siguruar natyrën paqësore të programit bërthamor", tha deklarata. Diplomatët e G7, pa përmendur tërheqjen e njëanshme dhe të paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe shkeljen e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të KB, i kanë bërë thirrje Iranit të ruajë atmosferën për vazhdimin e bisedimeve dhe të përmbahet nga hapat e mëtejshëm të uljes së zotimeve në marrëveshjen bërthamore. Ata shprehën shqetësimin në lidhje me përpjekjet e Iranit për të ulur detyrimet e tij.  Irani, ndërkohë, filloi të ndërmarrë hapa nën mbikëqyrjen e IAEA dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga Këshilli i Sigurimit dhe palët evropiane vonuan përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes. Presidenti i ri i SHBA ka premtuar se Uashingtoni do të kthehet në marrëveshje nëse Irani kthehet në zbatimin e plotë të zotimeve të tij.  Irani gjithashtu thekson se, ai do të kthehet në detyrimet e tij kur Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet.  Përfaqësuesit e marrëveshjesh bërthamore janë takuar në Vjenë gjatë muajit të kaluar për të diskutuar aktivizimin e marrëveshjes dhe kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në marrëveshje.