Djegia e flamurit izraelit para ambasadës sioniste në Londër
Populli Britanik të Shtunën dogji flamurin Izraelit përpara ambasadës së këtij regjimi kriminal për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin e tyre të plotë për ekzistencën e pushtuesve të Kodsit të cilët vranë dhjetëra palestinezë të pambrojtur gjatë njëmbëdhjetë ditëve të sulmeve brutale.
Sipas agjencisë IRNA, protestuesit brohorisnin "Vdekje Izraelit, Izraeli është një shtet terrorist" dhe "Rroftë Palestina" dhe i vunë flakën flamurit të regjimit kriminal dhe të rremë sionist. Kjo është hera e dytë brenda një jave që mbështetësit palestinezë në Britani kanë organizuar demonstrata dhe i kanë vënë flakën flamurit të Izraelit. Ata u mblodhën pranë Hyde Park në Londër dhe marshuan drejt ambasadës Izraelite përtej parkut, duke thirrur "Vdekje Izraelit". Myslimanët që morën pjesë në demonstratë gjithashtu ndaluan pranë zyrës së Kryeministrit Britanik dhe organizuan lutje me xhemat në solidaritet me besimtarët e Xhamisë Al-Aksa. Një numër anëtarësh të Dhomës së Komunave, duke përfshirë ish-udhëheqësin e partisë së Punës Jeremy Corbyn, morën pjesë në këtë tubim.