Moska e shqetësuar nga rritja e aktiviteteve ushtarake të NATO-s
(last modified Tue, 25 May 2021 18:13:58 GMT )
May 25, 2021 20:13 Europe/Tirane
  • Moska e shqetësuar nga rritja e aktiviteteve ushtarake të NATO-s

Duke iu referuar takimit të ardhshëm ruso-amerikan, Ministri i Jashtëm rus paralajmëroi mbi rritjen e aktiviteteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë dhe në Detin e Zi.

"Moska në planet e saj ushtarake merr parasysh rritjen e aktiviteteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë dhe në Detin e Zi," tha Ministri i Jashtëm rus, duke shpjeguar axhendën e samitit ruso-amerikan. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s kishin rritur aktivitetet ushtarake në Ukrainë dhe në Detin e Zi, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti. Paralajmërimi i Lavrov vjen pasi Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten, 20 maj, se ai do të "thyejë dhëmbët" e atyre që sulmojnë Rusinë. “Të gjithë duan të na kafshojnë ose të marrin diçka nga ne. Por ata duhet ta dinë se ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë, ne do t'ju thyejmë të gjithë dhëmbët, në mënyrë që ata të mos mund të kafshojnë! », deklaroi Putin gjatë një takimi me organizatat patriotike.

 

Tags