Viktimat e vaksinës Pfizer më shumë se ato të AstraZeneca
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108912-viktimat_e_vaksinës_pfizer_më_shumë_se_ato_të_astrazeneca
Rezultatet e një hulumtimi tregojnë se numri i vdekjeve të njerëzve pasi kanë marrë vaksinën Pfizer ka qenë më i madh se sa numri i vdekjeve të njerëzve të cilët kanë marrë vaksinën AstraZeneca.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2021 11:20 Europe/Tirane
  • Viktimat e vaksinës Pfizer më shumë se ato të AstraZeneca

Rezultatet e një hulumtimi tregojnë se numri i vdekjeve të njerëzve pasi kanë marrë vaksinën Pfizer ka qenë më i madh se sa numri i vdekjeve të njerëzve të cilët kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se rezultatet e një studimi të kryer nga kompania AstraZeneca, rivale e kompanisë Pfizer, në vende të ndryshme evropiane dhe që janë publikuar në media, tregojnë se numri i vdekjeve të personave që kanë marrë vaksinën Pfizer në krahasim në masë të çdo një milionë personave të vaksinuar, është raportuar dyfish më i madh se sa numri i vdekjeve të personave që kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Në Gjermani gjithashtu dallimi i këtyre shifrave është i madh dhe gati arrin në katërfish më shumë. Në Norvegji, Austri dhe Itali vaksina e kompanisë Pfizer ka qenë më vdekjeprurëse, por në Britani ku i është dhënë prioritet vaksinës AstraZeneca, situata ka qenë e kundërt.