Rusia paralajmëron NATO-n kundër manovrave në Polin e Veriut
(last modified Wed, 09 Jun 2021 18:49:08 GMT )
Qershor 09, 2021 20:49 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron NATO-n kundër manovrave në Polin e Veriut

Çështja e Polit të Veriut mund të bëhet një konflikt strategjik midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti pas shkrirjes progresive të akujve duke favorizuar situatën për formimin e rrugëve të reja detare.

Pikërisht në këtë sfond, NATO zhvilloi një stërvitje ushtarake që shkaktoi paralajmërimin e vendosur të Rusisë. Rusia ka shprehur pakënaqësinë me mbajtjen e stërvitjes ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Polin e Veriut, duke e quajtur atë një provokim kundër paqes në rajon. Diplomatët rusë në Shtetet e Bashkuara kanë dënuar planin e NATO-s për të kryer stërvitje ajrore në Arktik. Misioni diplomatik i Rusisë në Uashington D.C., tha në një deklaratë se organizimi i stërvitjes ishte provokues dhe do të kishte një ndikim të rëndësishëm në krijimin e besimit në Evropë. Diplomatët rusë vunë në dukje se stërvitja ajrore e NATO-s në Polin e Veriut shkeli angazhimet ndërkombëtare që synonin të siguronin një zhvillim të qëndrueshëm dhe paqësor të rajonit të Arktikut. Rusia po përpiqet të përdorë rajonin për të ndërtuar një rrugë të re tregtare ndërkombëtare, pra kjo është një nga vlerat strategjike të Arktikut për Rusinë. Në prag të Samitit të Arktikut, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke paralajmëruar Perëndimin tha: “Për të gjithë ka qenë prej kohësh e qartë se Poli i Veriut është territori ynë. Ne jemi përgjegjës për garantimin e sigurisë në brigjet e Arktikut".

 

Tags