Ulja e besimit evropian ndaj Bashkimit Evropian
Sipas sondazheve të opinionit publik në Bashkimin Evropian, përhapja e pandemisë Covid-19 dhe pasojat e saj, kanë zvogëluar në minimum besimin e opinionit publik ndaj BE-së.
Sipas Rusia Today, në sondazhin e fundit të kryer me kërkesë të Këshillit të Evropës, pjesëmarrësit ishin të pakënaqur me përgjigjen fillestare të BE ndaj përhapjes së virusit korona, dhe shprehën fuqimisht pakënaqësinë me procesin shumë të ngadaltë të vaksinimit të Covid-19 në vendet evropiane. Rezultatet e sondazhit tregojnë se besimi ndaj BE-së është 62% në Francë, 57% në Itali, 55% në Gjermani dhe 52% në Spanjë dhe rreth gjysma e njerëzve në këto vende nuk kanë më besim në BE. Duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me kënaqësinë e tyre me mënyrën se si bëhet politika në vendet e tyre, pjesëmarrësit në sondazh deklaruan se ata nuk janë aspak të kënaqur me politikanët e vendeve të tyre. Prandaj, 80% e italianëve, 80% e spanjollëve, 66% e njerëzve në Francë dhe 60% e njerëzve në Portugali thanë se nuk u besonin qeverive të tyre kombëtare. Ndërkohë, Organizata Evropiane e Shëndetësisë (OESH) ka paralajmëruar se niveli i vaksinimit në Evropë nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e valës së përhapjes së koronavirusit. Organizata gjithashtu bëri thirrje për një proces më të shpejtë për të shmangur gabimin që çoi në një rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve në verën e vitit 2020. Ndërsa 30 përqind e evropianëve kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 17 përqind kanë marrë dy doza, Hans Kluge paralajmëroi në një konferencë virtuale shtypi se "mbulimi i vaksinimit nuk është i mjaftueshëm për të mbrojtur rajonin evropian nga përsëritja e koronës".