Trupat amerikane në Greqi për të kërcënuar Turqinë?
(last modified Tue, 21 Sep 2021 05:14:07 GMT )
Shtator 21, 2021 07:14 Europe/Tirane
  • Trupat amerikane në Greqi për të kërcënuar Turqinë?

"Ndërtimi në vazhdim i bazave ushtarake amerikane pranë Turqisë synon të kontrollojë më mirë Ballkanin dhe të monitorojë më mirë situatën në rajon," raportoi gazeta turke Yeni Şafak.

Gazeta turke raportoi se Shtetet e Bashkuara duke krijuar një bazë ushtarake në Aleksandropolis, 40 km larg Turqisë, kërkojnë të kontrollojnë dhe monitorojnë situatën në Ballkan. "Ishujt në të cilët Pentagoni dëshiron të krijojë bazat janë Lemnos, Lesbos, Samothrace dhe Skyros. Në veçanti, Lemnos do të përdoret për operacionet ajrore amerikane", shkroi gazeta Yeni Şafak. Raporti thekson se Shtetet e Bashkuara, duke synuar monitorimin e Rusisë dhe Turqisë, përdorën portin e Aleksandropolis (në Greqinë veriore) si një bazë ushtarake dhe vendosën anijet e tyre atje në mënyrë që të intensifikonin praninë e tyre në Ballkan, Mesdhe dhe në Detin Egje. Gazeta pohon se ishujt e lartpërmendur gjithashtu qeverisen në një mënyrë jo-ushtarake, prandaj ndërtimi i bazave ushtarake amerikane është në kundërshtim me Traktatin e Lozanës. Shtetet e Bashkuara kanë disa baza ushtarake në Turqi, përfshirë Bazën Ajrore Incirlik, por politikanët turq kanë kërcënuar se do të dëbojnë ushtrinë amerikane nga ato baza. Mediat greke kohët e fundit raportuan se Turqia po përpiqej të bëhej një fuqi bërthamore në rajon. Sipas gazetës Greek City Time, opsioni i posedimit të bombës atomike garanton pozicionin e vendeve të rajonit, prandaj mund të miratohet nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

Tags