Kthimi shqetësues i Koronas në Evropë
Trendi në rritje e sipër i përhapjes së virusit Korona anë e mbanë Evropës ka filluar nga gjashtë më parë dhe mesatarisht po regjistrohen 250 mijë persona të infektuar me virusin Korona në ditë dhe mesatarisht po regjistrohen 3600 vdekje në Evropë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se selia e OBSH në Evropë ka raportuar se vala e re e përhapjes së virusit Korona në Evropë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Sipas raportit të OBSH, trendi i vaksinimit të qytetarëve në Evropë është ngadalësuar dhe në rast se do të vazhdojë një situatë e tillë, atëherë deri në shkurt të vitit 2022, mbi gjysmë milioni njerëz do të humbin jetën për shkak të infektimit me virusin Korona.
Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë të infektimeve me virusin Korona në dy vitet e kaluara dhe aktualisht autoritetet e larta shëndetësore në Gjermani kanë dhënë pëlqimin për dhënien e dozës së tretë të vaksinës Korona për të gjitha moshat.
Sipas statistikave më të fundit zyrtare të publikuara në Gjermani, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 37.120 persona të infektuar me virusin Korona ndërsa 154 persona kanë humbur jetën.