Polonia akuzon Bjellorusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i117724-polonia_akuzon_bjellorusinë
Kryeministri polak shkroi sot në Twitter se kriza e refugjatëve në kufirin e vendit të tij me Bjellorusinë ishte "përpjekja më e madhe për të destabilizuar Evropën" që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Varshava nuk do t'i dorëzohej asaj që ai e quajti "shantazh".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2021 19:52 Europe/Tirane
  • Polonia akuzon Bjellorusinë

Kryeministri polak shkroi sot në Twitter se kriza e refugjatëve në kufirin e vendit të tij me Bjellorusinë ishte "përpjekja më e madhe për të destabilizuar Evropën" që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Varshava nuk do t'i dorëzohej asaj që ai e quajti "shantazh".

Sipas agjencisë Sputnik, kryeministri polak Mateusz Morawiecki pretendoi se presidenti bjellorus Alexander Lukashenko po kërkonte luftë kundër Bashkimit Evropian dhe destabilizimin e Kontinentit të Gjelbër; një pretendim që Bjellorusia e ka mohuar me forcë. Pretendimi i kryeministrit polak vjen pasi vendi i tij po vendos gjithnjë e më shumë rregulla më të rrepta për azilkërkuesit. Ushtria polake të enjten e kaluar (18 nëntor) akuzoi forcat speciale bjelloruse për kryerjen e një kalimi të dhunshëm të kufirit midis dy vendeve pas arrestimit të qindra azilkërkuesve që kishin hyrë në Poloni nga kufiri bjellorus. Pas rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Bjellorusia, Polonia dhe Lituania kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e tyre.