Shtohet numri i ushtarëve britanikë në botë
(last modified Fri, 26 Nov 2021 14:36:02 GMT )
Nëntor 26, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i ushtarëve britanikë në botë

Në bazë të një plani të ri të Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, ky vend synon të shtojë praninë e vet ushtarake në botë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se sipas llogarive të Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, deri në vitin 2025 mbi 100 mijë ushtarë do të veprojnë në ushtrinë e Britanisë që përfshinë 73 mijë trupa ushtarake aktive dhe 30 mijë trupa ushtarake rezervë. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë gjithashtu ka njoftuar për rritjen e investimit me 8.6 miliardë paund në pajisjet ushtarake për dekadën e ardhshme.

Ben Valas, ministri i mbrojtjes së Anglisë ka deklaruar: “Plani i ushtarit të ardhshëm është një plan i cili është marrë parasysh për ngritjen e ambicieve. Në dokumentin e komandës mbrojtëse është paraparë një qëllim për ta shndërruar ushtrinë në një forcë më të unifikuar, më vdekjeprurëse, më të shpejtë dhe me kapacitet më të madh për dislokim. Gjithashtu një prej novacioneve më themelore është ai që i përket njësisë së re të komandove që do të fillojë punën nga një dhjetori i vitit 2021. Ushtria jonë në të gjithë botën do të jetë e pajisur me aftësi speciale për t’u përballur me kërcënimet e të gjitha llojeve të luftës dhe do të kryejë operacione”.

 

Tags